Menaxheri i Tesla Inc, Elon Musk të mërkurën ka deklaruar se masat kufizuese për të qëndruar në shtëpi, si shkak i kooranavirusit, janë masa fashiste.
Një nga ndërprerjet më të mëdha për Tesla ka qenë mbyllja e urdhëruar nga qeveria e fabrikës së saj në Fremont, Kalifornia në 24 mars.
Qarku Alameda, ku është e vendosur fabrika, të mërkurën zgjati urdhrat e qëndrimit në shtëpi deri më 31 maj dhe prodhimi i automjeteve nuk konsiderohet një biznes thelbësor për t’u rihapur.
“Unë mendoj se njerëzit do të zemërohen shumë për këtë dhe janë shumë të zemëruar. Nëse dikush dëshiron të qëndrojë në shtëpi ska asnjë problem, por të thuash që ata nuk mund të largohen nga shtëpia e tyre dhe do të arrestohen nëse e bëjnë, kjo është fashiste. Kjo nuk është demokratike, kjo nuk është liri. Jepuni njerëzve përsëri lirinë e tyre”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post