Gazetari Milaim Zeka, ka komentuar “Forumin Ekonomi” më 29 Korrik në Shkup, ku të pranishëm ishin tre liderët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë.
Zeka është shprehur se nisma ‘Ballkan i Hapur” është një lajm shumë i mirë, pasi ka qenë ëndërr që qytetarët të lëvizin lirshëm në vendet e rajonit.
Ai shprehet nëse shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Shqipërisë bëhen bashkë, do jemi kombi më i madh në Ballkan dhe për këtë arsye sipas tij nuk duhet t’i frikësohemi konkurrencës të tregut të lirë edhe me Serbinë.
“Unë e konsideroj dhe jam tepër i bindur që ky është një lajm tepër i mirë për qytetarët e gadishullit ballkanik, pasi ka qenë një ëndërr e motshme e të gjithë neve me lëvizë të lirshëm të paktën nëpër këto vende. Tani varet se në cilin këndvështrim njeriu e shikon një situatë të tillë. Nëse e shohim nga prizmi i patriotizmit primitive ballkanik, kjo shihet si një inciativë e dëmshme për Kosovën, nëse shihet nga prizmi i Skandinavisë, ky është një hap i jashtëzakonshëm. Ka pas demonstrata edhe përpara ambasadës së Kosovës në Stokholm në periudhën kur po diskutohej çështja e miratimeve të demarkacionit me Malin e Zi. Këto protesta janë thjesht të atyre njerëzve të cilëve nuk u intereson për qytetarin e Republikës së Kosovës se a ka drita dhe a ka ujë e punë, por këta janë njerëz që ushqehen me ato fraza boshe të politikanëve ballkanikë, të cilët mbi politikën mbijetojnë dhe përfitojnë. Ne dimë që synimi I të gjithë këtyre vendeve është hyrja në BE.
Hyrja në BE nënkupton në mënyrë automatike zhdukjen e doganave. Shteti i Kosovës edhe qeveria shqiptare jetojnë vetëm nga doganat duke i rrjepur qytetarët të cilët hynë dhe dalin nga këto vende. Si mund të kemi ne ëndërr hyrjen në BE kur e dimë që do zhduken doganat? Një polic serb e çuan patriotizëm maltretimin e qytetarëve të Kosovës duke i lënë me ditë të tëra për të prit doganat e këtyre vendeve. Konkurrenca ekonomike është mëse e arsyeshme që të kemi një konkurrencë. BE frikën më të madhe nga Kina e ka për shkak të konkurrencës ekonomike. Edhe ne do të kemi konkurrencë tregu me Serbinë, por nëse shqiptarët bashkohen gjithë, do jemi kombi më i madhe në Ballkan, duke pasur parasysh shqiptarët e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë. Kështu që ne nuk duhet t’i frikësohemi fare konkurrencës të tregut të lirë edhe me Serbinë”, u shpreh Zeka për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post