Publicisti dhe gazetari kosovar, Milaim Zeka, komentoi nismën e “Open Balkan”, duke kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mospjesëmarrjen. Zeka deklaroi se kjo nismë ka ardhur nga mbështetja e Kancelares Angela Merkel, Presidentit Emanuel Macron dhe Shtëpisë së Bardhë, dhe sipas tij, nuk është bërë me kokën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Komenti i Zekës:
“Ballkani i hapur ka ardhur si rezultat i një mbështetje absolute nga Kancelarja Merkel, Presidenti Macron dhe Shtëpia e Bardhë. Unë nuk mendoj dhe nuk besoj se Edi Rama mund të jetë aq budalla, sa t’i hyjë një valleje të tillë, pa miratimin e Berlinit dhe Uashingtonit. Mos pjesëmarrja e Kurtit në këtë nismë është gabimi më i madh politik dhe faturën e këtij gabimi do ta paguajnë qytetarët e Kosovës. As Enver Hoxha nuk e ka sharë në mënyrë më të rëndë Perëndimin, se sa Albin Kurti. Albni Kurti do duhej të ishte në Ballkanin e Hapur dhe nëse një njeri do duhej të ndihej në siklet dhe i poshtëruar për të marrë pjesë në këtë nismë, do duhej të ishte Presidenti serb, Vuçic, dhe në asnjë mënyrë kryeministri i Kosovës.
Prania e Kurtit në Ballkanin e Hapur, indirekt do të thotë se Serbia po e njeh Kosovën. BE ndan miliarda euro si ndihmë për vendet e Ballkanit, nëse minimum 3 vende bashkërisht paraqesin projekte të përbashkëta. Imagjinoni çfarë kostoje të lartë paguan një popull, kur drejtohet nga idiotë. Unë kam informacion se BE dhe SHBA do të ndajnë plot 35 miliardë ndihma për Ballkanin”, tha publicisti.
Diskutime rreth kësaj post