Një fushatë elektorale të ndërtuar mbi gënjeshtrën e sheh analisti Milaim Zeka fushatën zgjedhore në Kosovë, por nuk përjashton as Shqipërinë nga kjo. I ftuar në Ditarin në A2 CNN ai tha se Kurti po përballet me qytetarët duke i gënjyer që administrata e Biden do të jetë kundër marrëveshjes së Trump.
“Albin Kurti është duke prezantuar një gënjeshtër që nuk e përpin qytetari normal dhe gjysmë intelektual i Kosovës. Por ngaqë kemi një elektorat që i beson vetëm gënjeshtrës, asnjë nga ne burrat shqiptarë pa nxjerrë gënjeshtër përballë një femre nuk martohet. Edhe vetë femrës shqiptare i lezeton gënjeshtra, ne familjen e ndërtojmë mbi gënjeshtrën dhe shtetin po ashtu. Kurti ka pjellë një gënjeshtër duke rrejt që administrata Biden do jetë kundër marrëveshjes Trump. Edhe në Shqipëri është hapur lufta se kush po gënjen më shumë. Hajvanllëqe këtej hajvanllëqe andej”. – tha Zeka.
Dhe në këtë konteks Zeka sheh edhe ndasitë e tij me Vetëvendosjen sa i takon vizionit të politikës së Jashtme. Sipas tij asnjë vend nuk është sovran përballë SHBA-së, dhe e konsideron budallallëk që politikanët shqiptarë e mendojnë të tillë.
‘Me Vetëvendosjen na ndan sesi kupton politikën e jashtme. As Gjermania nuk është sovrane në raport me SHBA. Budallallëku më i madh i politikanëve shqiptarë është që mendojnë se jemi vend i paavrur. Rama mendon se do të kërcënojë Perëndimin kur kalon nga Erdogani”. – vazhdoi ai.
Në të njëjtën linjë e shikon edhe Vjosa Osmanin, kur shkoi në Mitrovicë dhe deklaroi se ‘ky vend nuk është dhuratë nga Rankoviçi, por janë toka të stërgjyshërve tanë”. Sipas tij kjo është një gënjeshtër për të ardhur në pushtet, por Osmani duhet ta sqarojë publikisht me fakte. Shqipërisë dhe Kosovës thotë ai i intereosn programi ekonomik i partive.
“Është trishtuese për mua si qytetar kur Vjosa Osmani, një grua që kam menduar ta mbështes shkon në veri të Mitrovicës dhe shpik një gënjeshtër të madhe dhe thotë ky vend nuk është dhuratë nga Rankoviçi, por janë toka të stërgjyshërve tanë. Kjo aludoi se Thaçi ka deklaruar se ato toka kanë qenë dhuratë nga Rankoviç. Unë kam bërë thirrje që ajo dëshmon se Rugova e Qosja kanë bërë një deklaratë të tillë unë do ta mbështes, por nëse do të vijë në pushtet përmes gënjeshtrës, unë paguhem që qytetarit t’ia them të vërtetën në bazë të fakteve. Është një gënjeshtër e kulluar që për fatin e zi qytetarët e Kosovës e Shqipërisë duhet të harrojnë atë propagandë të ndyrë të spiunimit., duhet të na interesojë programin ekonomik. Këto vende po vuajnë për ujë drita dhe ekonomi më të mirë”. – shtoi Zeka.
Zeka thekson se dy sfida të pakapërcyeshme të Albin Kurtit janë dialogu dhe Gjykata Speciale, ndërsa gabimin fatal të Haradinajt konsideron kandidimin për president. Për PDK-në shprehet se nuk arriti të bindë elektoratin për reforma brenda partisë, kurse LDK ka elektoratin më të pjekur.
“Janë dy sfida të pakapërcyeshme dialogu dhe Gjykata Speciale. Gabimi më fatal i Haradinajt ka qenë kandidimi për president. Sa i përket PDK e shoh defekt te kjo parti që nuk arriti ta bindë elektoratin që janë për reforma brenda partisë se në dhjetëshen e parë të partisë janë gjithë kasta e vjetër e politikanëve përgjegjës për gjithë të këqijat që i kanë ndodhur Kosovës. Elektorati i LDK-së është elektorati më i pjekur në Kosovë.” – perfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post