Gazetari i njohur, Milaim Zeka gjatë një interviste televizive, e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me ish-diktatorin Enver Hoxha.
Sipas tij, Kurti “ka hipnotizuar elektoratin e vet”. “Aq sa po të dalë një ditë në foltore dhe të thotë që ka dalë një qen që po ha sëpata, do e besonte. Kështu ka qenë Enver Hoxha për 50 vite në Shqipëri”, ironizon ai.
“Albin Kurti në mendjen, trurin dhe gjakun e vet, i ka teoritë e Enver Hoxhës, i cili vdiq me ëndrrën që të bëhej kryetar internacinal i komunistëve“, shprehet Zeka.
Diskutime rreth kësaj post