Avokati Idajet Beqiri thotë se Agim Neza, i cili sipas një aktakuze të drejtësisë amerikane, dyshohet se i ka dhënë 225 mijë dollarë ish-agjentit të FBI-së, Charles MsGonigal, ka hyrë disa herë në zyrën e ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania, Beqiri u shpreh se Berisha ka njohje me Nezën, pavarësisht faktit që sot ai e mohon diçka të tillë.
“Kush i ka dhënë paratë? Kush është Agim Neza? Pse keni frikë nga biografia, se iu del kushëri i parë i Besnik Mustafajt? Se iu del miku më i ngushtë dhe njeriu më iu afërt i Azem Hajdarit?
Futej në zyrën e Saliut ky Agim Neza sa herë i donte qejfi atij dhe sot Saliu thotë nuk e njoh. Nuk e njeh Saliu vëllanë e Agim Nezës? Çfarë po flisni kështu?”, – theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post