Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh.
Të ftuar në “Big Brother Radio” ishin Gazmend Ujkashi dhe Grinesi, të cilët bënë një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Miku dhe bashkëpunëtori i Roza Latit, banores së eleminuar së fundmi, Grinesi u shpreh:
Nuk ishte diçka e pritshme. Na shokoi. Nuk është pritur fare mirë. Mendoj që kishte plotë të tjerë që mund të dilnin, për shembull Graciano… Loja e pisët që po bënte Graciano së fundmi nuk besoj që duhet ta favorizonte… Nuk ishte e arsyeshme të dilte në këtë nominim… Roza është mirë. Do bëjë dy ditë pushime për t’u qetësuar…
Diskutime rreth kësaj post