Këngëtari nga Gjilani, Eroll Murati, është kthyer në kryefjalën e mediave kosovare. Ai akuzohet se ka mashtruar me dhjetëra emigrantë duke iu premtuar atyre pasaporta false në këmbin të mijëra eurove.
Kanë qenë gazetarët e “Klan Kosovës” të cilët kanë arritur ta gjejnë Muratin, mirëpo ky i fundit është larguar duke mos i dhënë asnjë shpjegim. Murati ka qenë duke performuar në një nga lokalet dhe pasi ka përfunduar punën e tij ai është larguar duke mos i dhënë asnjë përgjigje dy gazetareve, madje duke u larguar me shpejtësi me mjetin e tij ka tentuar dhe të godasë ekipin e xhirimit.
Murati akuzohet se mashtronte emigrantët duke i premtuar atyre pasaporta sllovene. Në disa rrëfime që ka siguruar Kiks Kosova, këngëtari gjilanas pretendonte se ka pajisur me pasaporta, kryesisht të shtetit slloven, persona të ndryshëm, kryesisht kosovarë që punonin atje në të zezën.
Klientët e tij, që kryesisht ishin nevojtarë, komunikonin më të përmes rrjeteve sociale, si Ëhats Up. Ai u merrte mijëra euro dhe zhdukej pa u dhënë pasaportën e premtuar.
Diskutime rreth kësaj post