Ministri gjerman i shtetit për Çështjet Evropiane, Michael Roth, as takimit që ka pasur me Ministrin e Punëve të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn ka thënë se Shqipëria ka avancuar shumë në rrugën e integrimit.
Ministri gjerman për këtë ka thënë se tash Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, transmeton albinfo.ch.
Ministri gjerman rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë
Ndërsa, Ministri Cakaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë.
Ministrat vlerësuan se vendimi për hapjen e negociatave është i rëndësisë strategjike jo vetëm për të shtuar ndërlidhjen institucionale, por edhe për Ballkanin në tërësi dhe se procesi i Berlinit duhet parë si instrument i integrimit evropian.
Diskutime rreth kësaj post