Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Evropiane Michael Roth ka dhënë një mesazh të qartë për politikënt shqiptarë, duke deklaruar se rruga e integrimit të Shqipërisë nuk do të jetë e lehtë, por nëse palët nuk bashkëpunojnë, atëherë “rruga” mund të rrezikohet seriozisht.
Në një konferencë për shtyp pas takimit me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm Bushati, Michael Roth tha se Shqipëria ka bërë përpara dhe nëse do të ecë me kushtet dhe vazhdimin e reformës në drejtësi, atëherë në qershorin e vitit tjetër, mund t’i hapen dyert për në BE.
“Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE. Ka marrë një rekomandim pozitiv. Nëse çdo gjë ecën në këtë mënyrë kjo rrugë do të bëhet realitet.
Në radhë të parë bëhet fjalë për krijimin e një shteti ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me procesin e Vettingut, shqipëria ka ecur në një rrugë ku nuk e ka shoqen në rajon. Fakti që deri më tani gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi tregon se njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është e vendour.
Këto reforma duhet të vazhdojnë. Duhet të kemi njerëz të rinj për të mbushur ato pozicione. Sepse një sistem gjyqësr që nuk funksionon ndikon në fusha të tjera të jetës. Dhe ky proces kërkon një masë të madhe të vetëdijes nga ana e qeverisë por edhe nga opozita. Ndaj unë do t’ju apeloja që të marrin përgjegjësitë e tyre në mënyrë që të mos e rrezikojnë procesin e Shqipërisë.
Unë jam prej 20 vitesh anëtar i Bundenstagun gjerman, prandaj e di që duhet një konsensus mbi Kushtetutën. Momentalisht shumëçka është në lojë, pajtimi dhe paqja janë të rendësishëm mbi procesin e integrimit. Nisur nga konfliket aktuale botërore, është e rëndësishme që ne si Europë të kemi stabilitet.”-tha Ministri gjerman./Gazeta Express
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/ministri-gjerman-roth-mesazh-politikes-nese-nuk-bashkepunoni-rrezikoni-rrugen-drejt-be-se-560761/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Diskutime rreth kësaj post