Nga Anri Bala
Çadra e “lirisë” është në grahmat e saj të fundit… e si mjeti i vetëm për t’i “shpëtuar” dhomës së qelisë, ata që struken brenda saj, tashmë janë të tmerruar të dalin! E ngritur pa asnjë ide, pa asnjë qëllim, pa datë e pa orë, por nën moton: “ta ngrejmë njëherë se e mendojmë rrugës…”, tutorët e çadrës anti-reformë, të gjendur të “vetmuar e papërkrahje”, dolën në origjinë!
Klithën, u trimëruan, u egërsuan, “lepuri u bë luan dhe miu sulmoi macen”, lëshuan britmat e tyre të fundit, drejtuan gishtin e urrejtjes dhe mllefosjes, që u buroi nga brendësia e shpirtit… për këdo e për gjithçka. E përse…?! Sepse hollandezi jonë ka frikë të ikë në shtëpi!
E tmerrojnë rrokullisjet e çelësave të dhomës, e tmerrojnë kërcitjet e shulave të derës prej hekuri. Hollandezi jonë tmerrohet të mbështesë kokën në krevat, sepse kanë filluar t’i a shtrëngojnë duart, prangat imagjinare, në netët e gjata pa gjumë… ndërsa çadra është e vetmja gjë, që i jep pak orë “liri” dhe ndjesinë e kriminelit të mbrojtur!
Sa për dijeni, hollandezi jonë edhe në çadër ka frikë të flejë! Tmerrohet nga ideja, se do t’i faniten shpirtrat e 4 të vrarëve në bulevard dhe ai nuk mund t’i shikoi në sy, ballë për ballë të gjakosur, sepse i vrau fshehtazi me dorën e kriminelit “viktimë”! Hollandezi, nuk mund të bjerë në gjumë në qytetin tonë që e vodhi për ta drejtuar, sepse duhet të japë llogari për 400 milion euro të futura në xhepin e tij dhe bandave që ai drejtonte në katër vjet, duke mos harxhuar as 1 euro për rrugët, për qytetarët, për fëmijët, për të moshuarit, që të ecnin në rrugët e “qytetërimit”, me viza dhe korsi… si gjithë europianët!
Hollandezi, nuk mund të flejë i qetë, pa na treguar se si u bë milioner nga një “sigurims kamarier”. Hollandezi, nuk ka shansin të tallet me ne, sepse ne frymojmë shumë më shumë se ai, ne jemi populli, populli i vërtetë, jo populli imagjinarë i çadrës.
Lepuri, që për pak na u bë ujk, siç duket kishte humbur “veten”, duke ëndërruar “arat e Lazaratit dhe kavanozat e Hollandës”, që me thënë të drejtën, mbasi të jesh millosur dhe tymosur… padashje të bejnë “mi-luan”. Kjo u ndodh të gjithë atyre që duan të trimërohen në ekstazë, sepse kur zgjohen…
Ndaj, hollandezi u pendua për thirrjet për dhunë… sepse për të çpuar goma, thyer xhama, grushtuar zyrtarë dhe për të tërhequr njerëz zvarrë… do të të duhet të dalësh nga çadra dhe miu nuk mund të bëhet luan se shikon ëndrra që nuk realizohen kurrë! Është e parashikueshme dhe e lexueshme sjellja e tij, për t’i u fshehur drejtësisë në çadrën e “lirisë”, si mjetin e vetëm që i ka mbetur për t’i shpëtuar burgut dhe qelisë.
Por për fatin e tij të zi, nuk ka shqiptarë të gjallë apo të vdekur… dhe ma beso kur them i vdekur… që nuk po kërkon drejtësi, për të shpëtuar nga kjo “farë e keqe”! Nuk ka shqiptarë që nuk kërkon të ngjallë drejtësinë e “varrosur” për së gjalli e për së vdekuri nga sistemi i padrejtësisë… që mboll mi-luani dhe rraca e tij hibride “demokomuniste”.
Hollandez, në botën e të gjallëve mëkatet lahen me drejtësinë, në botën e të vdekurve, mëkatet lahen me ndëshkim! Mjerë ata si ti, që i frikësohen të gjallëve… e jo të vdekurve! Ndëshkimi, në purgator është shumë i dhimbshëm dhe ti e meriton!
E teksa eci drejt çadrës tënde të padrejtësisë, në diell apo shi, kjo është e vetmja lutje që më shkon në mendje për të thënë:
“Zoti është bariu im, asgjë nuk më mungon”. Por zoti nuk është bariu yt, por ndeshkuesi yt, deri sa ti të përgjigjesh për gjithçka të zezë që u ke bërë njerëzve. Ndjej dhimbje për rracën hibride “demokumunist” që ka prodhuar specie si ti, në zhdukje, “kaq të ri dhe kaq të poshtër”.
Diskutime rreth kësaj post