Në këtë shkrim aktori i njohur, Mevlan Shanaj, tregon për një absurditet në Shqipëri, ku pensionistët duhet të shkojnë në bankë të deklarojnë se janë gjallë.
“Shkoj të tërheq para nga bankomati! Shikoj se nuk kisha aq sa doja të tërhiqja. U kujtova se nuk kam vajtur në bankë, t’u them se jam ende gjallë! Pensionistët duhet të venë dy herë në vit të deklarojnë se janë gjallë! Nuk e kuptoj këtë absurd pasi në Shqipëri, nuk mund të përcillesh në atë botë pa certifikatë bashkie!
Nuk mundet banka të shikojë të ikurit e muajit në kompjuter apo bashkitë nuk i hedhin çregjistrimet! Shumë fyese është kjo burokraci! Nejse, të vete nesër në bankë të konfirmoj se jam ende gjallë, ndryshe nuk ka më lëvizje paresh në bankomat! Deklaratën e urrej, po ja më duhen ende këto dreq lekësh!”, shkroi, kohë më parë, Shanaj./dritare.net
Në vitin 1970 pra 51 vite më parë u shfaq në ekranin shqiptar filmi “ I teti në bronz” me skenar të Dritero Agollit dhe regji të Viktor Gjikës. Ndër personazhet më emblematik ishte figura e Sali Protopapës.
Nga Mevlan Shanaj
Me sa kujtoj në diskutimet krijuese mes regjisorit dhe aktorit Piro Mani, shkëmbenin mendime për një trajtim të karakterit ala “ Taras Bulba” të dy njihnin mirë kulturën e vërtetë ruse!
Unë kisha parë një punë diplome me film të dy kineastëve shqiptarë sipas një vepre të Heminguejt. “Askush asnjëherë nuk vdes” në rolin kryesor interpretonte studenti për regjisor teatri, i talentuari Piro Mani…
Diskutime rreth kësaj post