Situata termike është përmirësuar ndjeshëm duke sjellë rritje të temperaturave në vlerat minimale dhe duke i bërë mëngjeset shumë më të ngrohta krahasuar me fillimin e kësaj jave. Metereologia Lajda Porja tha se dita e shtunë do të nisë me reshje shiu, kryesisht në zonat malore dhe qendrore.
Pritet të ketë gjithashtu momente me rrebeshe shiu. Ndërkohë, jugu i vendit do të jetë nën prezencën e kthjellimeve dhe vranësirave. Reshjet do të jenë më të dukshme të shtunën dhe më pak të dielën. Sa i përket temperaturave, minimalet do të jenë 5 apo 6 gradë kryesisht në zonat malore.
“Për sa i përket kushteve të motit, moti ka nisur me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të jenë prezente në orët e vona të mbrëmjes. Do të kenë zhvillim dhe dendësim të tyre duke bërë që dita e shtunë të nisë me reshje në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë edhe zonat qendrore.
Nuk do të mungojnë edhe momentet me rrebeshe shiu. Sa i përket jugut do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve, vranësirave dhe momenteve me pika shiu. E shtuna dhe e diela do ta specifikoja si një fundjavë të ngrohtë dhe të lagësht. Vranësirat dhe reshjet do të mbeten prezente, më të dukshme të shtunën dhe më pak të dielën, kryesisht në veri.
Për sa i përket temperaturave, do të vijojnë mëngjeset e ngrohta pasi edhe e shtuna dhe e diela do të jenë relativisht me temperatura ku minimalet do të jenë 5 apo 6 gradë në zonat malore. Do të ketë ndryshim dhe rënie në vlerat maksimale për shkak të prezencës së reshjeve. Parashikohet që temperaturat në fundjavë të jenë rreth vlerës 17 gradë. Nuk përjashtohen edhe vlerat 18 kryesisht në zonat e jugut.”, tha Porja.
Diskutime rreth kësaj post