“Meteoalb” parashikon një fundjave disi më të freskët, ndërsa vranësirat dhe reshjet pritet të jenë të izoluara. Megjithatë, Hakil Osmani shprehet se temperaturat do të kthehen të larta në muajin korrik
Fundjava pritet të ketë ulje temperaturash në vendin tonë.
Sinoptikani Hakil Osmani shpjegon se nuk do të mungojnë as vranësirat dhe kthjellimet, të cilat mund të shkaktojnë reshje të izoluara.
“Temperaturat e ajrit, pritet që të ketë një rënie të tyre duke bërë që ato të luhaten rreth vlerave 30 – 31 gradë. Sërish pritet të kemi herë pas here vranësira të cilat do të krijojnë reshje të pakta shiu gjatë shtrirjes lindore. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mjaftohet vetëm me kalime vranësirash”, thotë Osmani.
Por në vijim, Osmani shton se në javën e ardhshme pritet që temperaturat të shkojnë deri në 33 gradë celsius, duke hyrë në një korrik të nxehtë.
“Temperaturat e ajrit deri në fund të këtij muaji pritet të jenë rreth vlerave 33 trade, dhe 34 ndonjë ditë. Këto përsa i përket zonës së ulët, ndërsa zonat e tjera të jenë në vlerat 32 gradë celsius. Pra, ditët e fundit të këtij muaji do të jenë mjaft komode, me mot të qëndrueshëm përsa i përket bregdetit, dhe me temperatura të larta”, u shpreh ai.
Sa i përket vendeve të rajonit sinoptikani parashikon të njëjtën situatë me atë të vendit tonë.
Diskutime rreth kësaj post