Sinoptikania Lajda Porja u shpreh se në vijim priten reshje shiu në intensitet të ulët apo të mesëm, ndërsa shtoi se në zonat malore do të ketë reshje shiu.
Sinoptikania Lajda Porja u shpreh se në vijim priten reshje shiu në intensitet të ulët apo të mesëm, ndërsa shtoi se në zonat malore do të ketë reshje shiu.
Në një lidhje skype në “Frontline”, Porja tha se në Shkodër, gjatë një periudhe shumë të shkurtër kohore, kishte reshje më shumë se dyfishi i normales së nëntorit.
Sinoptikania sqaroi gjithashtu se problem në ditët në vijim do të jenë temperaturat të cilat do të shkojnë nën zero, si shkak i një mase të ftohtë ajri që vjen në Ballkan nga Poli i Veriut.
“Më e keqja ka kaluar, mbeten edhe 2 apo tre orë reshje. Ndërprerje të reshjeve në një pjesë të mirë të zonave qendrore Vijojnë reshje intensive në jug të vendit.
Nuk do të ketë probleme me dalje të lumit të Vjosës nga shtrati. Ka rënë 464 mm shi në Shkodër, gjatë gjithë nëntorit nuk bie më shumë se 204 apo 205 mm. Për rastin e përmbytjeve, kjo sasi reshjesh ka pasur një sasi jo homogjene dhe ka rënë për një periudhë kohore të shkurtër. Ka një përmirësim të dukshëm nesër pasdite, të enjten dhe të premten do marrim frymë.
Dielli do të dalë shumë pak të premten por në fundjavë rikthehen shirat. Pas ditës së nesërme do të kemi reshje me intensitet të ulët, por problem do të jenë temperaturat, si shkak i një masë të ftohtë që po zbret në Ballkan nga Poli i Veriut, do ketë reshje dëbore në zonat malore me temperatura në minus 2 apo 3.
Temperaturat do të jenë të ulëta për nëntorin, nuk do të ketë bllokime të rrugëve nga dëbora se do të jetë në nivele të pakta.
Në fundjavë dhe në javën e ardhshme reshjet në zonat malore do të jenë dëborë. Reshjet që pritet deri në fund të nëntorit do të jenë me intensitet të ulëta ose mesatare por jo të niveleve si të këtyre ditëve. Fenomene ekstreme të kësaj natyre kanë ardhur edhe nga temperaturat e larta gjatë nisjes së nëntorit”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post