Spanja është përfshirë nga një stuhi bore që nuk regjistrohej në të paktën 40 vitet e fundit. E quajtur stuhia Filomena, ajo ka mbuluar me dëborë pjesën më të madhe të Spanjës në ndërsa gjysma e vendit është në gatishmëri.
Stuhia Filomena e cila prej ditësh ka mbërthyer Madridin, pritet të mbërrijë në Shqipëri në javën e dytë të muajit Janar. Alarmin e kanë dhënë meteorologët në Britaninë e Madhe.
Sipas BBC, situata në Madrid është rënduar ndërkohë që pritet që reshjet e dëborës të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së nesërme.
Ndërsa më pas stuhia pritet të lëvizë drejt Europës Lindore, kryesisht në Ballkan. Gjatë javës së dytë të Janarit në këto zona do të ketë reshje të mëdha shiu dhe dëbore. Zonat që do të preken fillimisht do të jenë Shqipëria dhe Greqia, ndërsa më pas edhe pjesa qendrore e Ballkanit.
Diskutime rreth kësaj post