Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar kërkesën në KQZ për tu regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Me këtë veprim, kjo forcë politike shuan zërat për mospjesëmarrje në zgjedhje, edhe pse nuk e ka artikuluar një gjë të tillë.
LSI i bashkohet partive të tjera të cilat tanimë janë regjistruar në KQZ.
Por, partitë opozitare kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje me Ramën kryeministër dhe pa qeveri teknike, ndërsa aksionin e tyre e kanë përshkallëzuar me mosregjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Diskutime rreth kësaj post