Presidentit Ilir Meta i është përgjigjur kryebashkiakut të Tiranës në lidhje me akuzat për kthimin e ligjit të Teatrit Kombëtar.
Nga Pusteci kreu i shtetit Meta është shprehur se ata që kanë vërejtje për kthimin e ligjit për shembjen e Teatrit duhet t’i referohen faqes zyrtare të Presidentit të Republikës.
“Nuk kam asnjë koment, përveç faktit se cilido që ka kontestime apo vërejtje për kthimin e ligjit, e ftoj që t’i referohet gjithmonë faqes zyrtare të Presidentit të Republikës, pasi jam i sigurt që argumentet, të cilat janë dhënë nga Institucioni i Presidentit, bazohen vetëm në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në marrëveshjet ndërkombëtare ku ne jemi palë dhe të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar, dhe padyshim në të gjithë legjislacionin tonë në fuqi, dhe gjithmonë duke vënë në plan të parë interesin tonë kombëtar dhe publik.”
Diskutime rreth kësaj post