Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përplasjes që ka ndodhur ditën e sotme mes policisë bashkiake në zyrat e Frymës së Re Demokratike.
Gajtë fjalës së tij Presidenti i Republikës i ka bërë thirrje opozitës që të reagojë e të mos lejojë asnjë prekej të garës në zgjedhjet elektorale të 25 prillit.
“E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti pasi ti sjellësh një partie zyrtare pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në për të marrë pjesë në zgjedhje që nuk ka as vulë as numër protokolli u bë me vrap e me nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht forcat opozitare që të kandidojnë në zgjedhje duke përdorur bashkinë bandë. Padyshim që është irrituese është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë për përpjekjet mafjoze për të vënë dorë mbi zgjedhje.
I bëj zgjedhje opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të garës, do të jetë vonë për të dhe popullin shqiptar nga partia Bandë. Isha këtu dhe po kaloja rastësisht dhe ju e patë se si kryetari i FRDP-së dhunohej. Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit, zbatoni ligjet. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar. Po i them kryepalaços të bashkisë bandë se e di çfarë ka bërë me firma dhe pa firma. Mos u bind urdhërave të të çmendurit”, – ka thënë Meta.
Diskutime rreth kësaj post