Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzon Kryeministrin Rama, se ai dhe qeveria e tij është e korruptuar, ku tha se nuk është njësoj me atë, sepse kur ishte 30-vjeç ka ndërtuar rrugën e Llogarasë falas, ndërsa sot rruga e Arbrit ka nisur me 75 mln euro dhe ka vajtur sot 350 mln euro.
Po ashtu, Meta tha se Rama, sillet në mënyrë kriminale me pedagogët, të cilët kërkojnë rritjen e pagave njësoj si koleget e tyre në rajon.
“Nuk jam njësoj me Edi Ramën unë. Unë nuk i jam shmangur ndonjë komisioni hetimor parlamentar. Unë nuk e kam shkelur asnjëherë kushtetutën, as kur kam qenë kryeministër dhe as kur kam qenë president. Përkundrazi e ka shkelur Rama dhe e ka nxjerrë Venecia.
Nuk jam njësoj me Edi Ramën, se ti e di si e kam bërë rrugën e Llogarasë 30 vjeç në dimër, është edhe sot e kësaj dite, është bërë falas me xheniot e ushtrisë. Me 600 mijë euro bëheshin rrugët. Po Rama me sa i bën sot rrugët? E ka nisur me 75 mln euro Rrugën e Arbrit me çelësa në dorë, e ka çuar 350 mln euro dhe nuk dihet sa do shkojë.
Nuk jemi njësoj me Ramën, se unë isha 30 vjeç dhe i rrita pagat e pedagogëve. Rama që ka mundësi të jashtëzakonshme sillet në mënyrë kriminale ndaj pedagogëve”, tha Meta.
Me tej Meta u shpreh: “Unë do jem derisa në Shqipëri të konsolidohet referendumi dhe këtë e kam marrëveshje me zotin Berisha. Në 14 maj kthejmë llogaridhënien në këshillat bashkiake”.
Diskutime rreth kësaj post