Presidenti i vendit Ilir Meta ka qenë i vetmi, që i pakushtëzuar nga heshtja zgjedhore, ka qenë aktiv në thirrjet e tij, lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve.
Në një konferencë për mediat e më pas në publikime të njëpasnjëshme në rrjetin social Facebook, Meta është treguar i ashpër, ndërsa ka folur në mënyrë të vazhdueshme për ndëshkime dhe hetime lidhur me procesin.
Së fundi ai u është drejtuar prokurorëve dhe gjyqtarëve, me fjalët: “Një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju”.
Postimi i plotë:
“Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion. Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju!
Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë!” – shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post