Pas ndarjes përfundimtare me Edi Ramë, Ilir Meta ka vendosur të tregojë edhe prapaskenat e marrëdhenies së tyre të komplikuar në 4 vite qeverisje. Duke iu përgjiugjur akuzës së Ramës se LSI nuk mban përgjegjësi për dështimet, por kërkon vetëm të përfitojë, Meta thotë se ai nuk mund të mbante përgjegjësi për Saimir Tahirin dhe drogën.
“Absolutisht LSI-ja ka marrë të gjitha përgjegjësitë e saj. LSI-ja ka reflektuar. LSI-ja ka bërë edhe zëvendësime ministrash, madje edhe në funksione të tjera. Përgjegjësinë për drogën duhet ta mbajë Rama, nuk mund ta mbajë LSI-ja, sepse zgjedhja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë një zgjedhje e tij personale, edhe pse ka pasur kundërshtime të mëdha edhe nga brenda nga PS-ja, por edhe unë i kam shprehur rezervat e mia atij dhe personit në fjalë” – tha Meta.
Pyetje: Ia keni shprehur personalisht? Dhe çfarë ju ka thanë Rama?
“Më ka thënë që ky është njeriu më i besuar, nuk kam njeri tjetër më të besuar. Përgjegjësinë për çështjen e drogës e ka Rama dhe askush tjetër dhe LSI-ja nuk ka asnjë lidhje. Përgjegjësinë për futjen e shumë elementeve me rekorde kriminale në parlament e ka vetëm Rama dhe nuk ka asnjë përgjegjësi LSI-ja. Edhe një deputet që kishte LSI-ja që nuk e dinte se ishte me këto probleme, e kishte marrë Rama. Kjo është historia” – tregon Meta.
Diskutime rreth kësaj post