Ilir Meta është duke mbajtur një konferenëcë nga selia e Partisë së Lirësë, ku ëhstë [yetur ng aagzetarët së nëse do të konkurojë me Sali Berishën për të qenë në opozitë.
Meta tha se ky nuk është një problem për të qenë në krye të opozitës. Ai madje u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë korrupsionin në qeveri, duke i siguruar që emri i tyre do të mbetet anonim.
“Nuk është ky problemi ynë, se kush do jetë problemi ynë, se mund të jesh parti e parë e opozitës për 200 vite por kjo do të thotë se je bishti i mazhorancës sepse je i paaftë të sjellësh ndryshim. Nuk kam asnjë konkurrencë me Berishën, është shpikje e kleptokracisë. Do të kem konkurrencë vetëm kundër denoncimit të korrupsionit.
Ju bëj thirrje kujtdo që ka ndonjë denoncim për të bërë, ta sjellë tek Meta dhe Partia e Lirisë, të jenë të sigurtë se emri i tyre nuk do të rezultojë askund si dhënës informacioni. Ne si parti e Lirisë, do ndezim flakën dhe shpresën e demokracisë” tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post