Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka thirrur sot në orën 19:00 të gjitha partitë parlamentare në një takim për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike.
Sipas burimeve në këtë takim pritet të diskutohet edhe për rekomandimet për Reformën Zgjedhore nga OSBE/ODIHR.
Kjo lëvizje e Metës, vjen fill pas takimit që ai pati sot me trojkën e ambasadorëve të akredituar në Tiranë si edhe pas bashkëbisedimit, që po sot zhvilloi me kryeministrin, Edi Rama.
Ndërkohë mësohet se Basha po në të njëjtën orë ka thirrur aleatët e tij.
Takimet intensive të politikanëve vijmë pas dështimit të ndërkombëtarëve për të ulur në një tryezë Bashën me Ramën.
Diskutime rreth kësaj post