Ilir Meta pati një takim informal me kryeministrin dhe liderin e VMRO, Hristijan Mickoski në Maqedoninë e Veriut dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit të tij qeveritar.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta teksa i ka uruar fitoren Mickoskit, thotë se Maqedonia e Veriut nën udhëheqjen e tij, do të jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin.
“Mes miqsh të mrekullueshëm sot në Ohër!
I lumtur t’ju uroja Fitoren nga afër Kryeministrit dhe Liderit të VMRO, z.Hristijan Mickoski, Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Transporteve z.Aleksandar Nikoloski dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Vlado Misajlovski.
Kurrë nuk kam dyshuar në Fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm, me karakter dhe shumë vizion. Ata i mbijetuan persekutimeve më mizore por kurrë nuk u dorëzuan dhe Fituan!
Diskutuam edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe jam i lumtur të dëgjoja novitetet e programit të tyre ekonomik.
VMRO nën lidershipin e Hristijan Mickoskit jam i bindur se do të jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post