Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se Meta do të takohet me sekretarin e Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka pasi kryedemokrati Sali Berisha nuk është i pranishëm. Ende nuk dihen arsyet e këtij takimi.
Ky është takimi i parë për këtë vit mes aleatëve opozitarë. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se fokus i takimit kanë qenë zgjedhjet e 14 Majit ku opozita do të kandidojë me emrat e dalë nga procesi i Primareve. Detajet pritet t’i zbardhë Meta në një konferencë.
Diskutime rreth kësaj post