Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka njoftuar sot se ka pritur në takim një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se në takim u ndanë ide të çmuara në lidhje me rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe diasporës tonë në SHBA.
Ish-presidenti ka vlerësuar angazhimin dhe përpjekjet e anëtarëve të kësaj shoqate për mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar.
Postimi i plotë:
“I lumtur të mirëprisja sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, z.Mondi Rakaj, z.Tasim Ruko dhe z.Mersin Gjini, të cilët i falenderova edhe njëherë për pritjen shumë të ngrohtë në Neë York ku festuam së bashku 110-vjetorin e themelimit të saj.
Mirënjohje angazhimit të palodhur dhe përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.
Ndamë shumë ide të çmuara për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe diasporës tonë në SHBA, për të qenë pjesëmarrës shumë më aktivë dhe vendimmarrës në zhvillimet e vendit tonë.“-shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post