Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se siguria e energjisë është një çështje e rëndësishme dhe urgjente e agjendës globale.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta shprehet se agresioni i Ukrainës ka sjellë një tension shumë të madh.
Reagimi i Metës:
“Siguria e energjisë është një çështje e rëndësishme dhe urgjente e agjendës globale.
Agresioni i Ukrainës nga Rusia ka sjellë një tension të madh dhe po na mëson atë që dinim, por nuk donim ta nxinim: që të mos bëhemi të varur nga një burim energjie dhe vetëm nga disa vende të botës.
Siguria e energjisë është një çështje e rëndësishme dhe urgjente e agjendës globale.
Agresioni i Ukrainës nga Rusia ka sjellë një tension të madh dhe po na mëson atë që dinim, por nuk donim ta nxinim: që të mos bëhemi të varur nga një burim energjie dhe vetëm nga disa vende të botës.
Kërkesa në rritje e madhe për naftë ka rritur jashtëzakonisht pasigurinë globale të energjisë në vendet e zhvilluara dhe veçanërisht në zhvillim dhe po ndikon në politikat qeverisëse të vendeve.
Të gjithë duhet të punojmë për: diversifikimin e burimeve të energjisë, veçanërisht në energjinë diellore dhe të erës; sigurimin e prodhimit vendas, veçanërisht për energjinë e gjelbër dhe sigurimin e shpërndarjes dhe aksesit për njerëzit tanë.
Falënderoj Presidentin Aliyev dhe Azerbajxhanin për mbështetjen e tyre në zbatimin e suksesshëm të gazsjellësve TAP dhe IAP!
Këto projekte marrin një rëndësi të madhe në këtë moment dhe veçanërisht për të ardhmen e rajonit tonë dhe sigurinë energjetike të Europës.”-shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post