Ilir Meta njoftoi sot se Partia e Lirisë do të nisë protestat së shpejti. Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se ndonëse nuk ka një mandat për në Kuvend, ai do të jetë shpesh përpara parlamentit me qytetarët për të protestuar.
“Nuk do të habitemi që si kryetar i PL të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me ata qytetarë që ndjehen të pa përfaqësuar nga një parlament me vota te vjedhura. Si rezultat i kësaj forca më e dëmtuar ishte ish LSI, që në vend që të kishte 12 ka vetëm 4 mandate. Edhe kësaj force politike qëndron në sheshe, tek njerëzit. Aty do ta shprehë me forcën më të madhe, jo vetëm me deputetët por edhe me zërin e qytetarëve”, tha Meta.
Kryetari i PL tha se data e protestës së parë do të bëhet e ditur brenda 24 orëve.
“Shumë shpejt protesta e parë do të njoftohet në këto 24 orë. Do të ketë vazhdimisht protesta. Kjo do të ndodhë kur unë të konsultohem me drejtuesit e tjerë të PL. Protesta do të jenë së bashku me të gjitha forcat politike. Do të ketë edhe protesta të caktuara ku PL do te marrë iniciativën e saj. Do të jetë një forcë politike në terren”, tha Meta.
Ndër të tjera, Meta foli edhe për padinë ndaj Autoritetit të Dosjeve. Meta i akuzoi edhe njëherë për falsifikim dhe tha se SPAK e ka kaluar këtë çështje në kompetencë të prokurorisë. Kreu i PL tha gjithashtu se do tëb ketë kallëzime të tjera.
“Është një ligj që e ka bërë vetë PS në vitin 2015, sipas modelit gjoja gjerman, është një ligj që e ka shkelur PS me përfaqësuesit e saj në Autoritetin e Dosjeve. Qëndrimi im ka qenë hapja e dosjeve dhe demostrimi i tyre përpara opinionit publik. Për rastin konkret ju e dini që kemi të bëjmë me një falsifikim të trashë dhe idiot të Ramës te autoriteti i manipulimit të dosjeve. Ky falsifikim është bërë evident dhe unë kam bërë një kallëzim për anëtarët e këtij autoriteti. Dje jam njoftuar nga SPAK që ata ia kanë kaluar për kompetencë prokurorisë. Nga nesër Gjokutaj do të paraqitet në prokurori dhe do të kërkojë komunikim me ta sepse kemi dhe kallëzime të tjera për shkeljet që këta banditë kanë bërë.
Për shqetësimin e tyre për personin e ndjekur nga sigurimi i shtetit, që në 3 gusht i ka dërguar kërkesë zyrtare sipas ligjit anëtarëve të autoritetit për të shikuar dosjen e tij. në atë dosje ishin deklarata e tij autentike në momentin që është ndaluar nga sigurimi i shtetit”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post