Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në “News 24” komentoi faktin që presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpallur non grata ambasadorin e OSBE, Bernd Borchadt.
Balla tha se Borchardt ka një histori të gjatë në Shqipëri, ndërsa shton se e gjitha është në vazhdë të sjelljes së njohur tashmë të presidentit të vendit. Ai shtoi se i vjen keq për degradimin e presidentit Meta.
“Është një keqardhje e madhe për degradimin e sjelljes institucionale të presidentit, qoftë për atë që po bën, qoftë në marrëdhënie me Kushtetutën. Ambasadorin e një vendi nuk e zgjedhim ne, e zgjedh vendi përkatës.
A, po ka pasur një rast Shqipëria, kur ambasadori iranian u largua për shkaqe që dihen. Por, kjo sjellje e presidentit ka të bëjë me vazhdimin e sjelljes së tij në mbrojtje të opozitës. Kjo sjellje është për të ardhur keq, aq më tepër që Shqipëria vitin tjetër presidencën e OSBE-së”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post