Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa u pyet për qëndrimin e kreut të PD-së, Sali Berisha se do të ketë dhe mosbindje civile duke nisur nga shtator, ish-presidenti foli për një revolucion antikorrupsioni të pandalshëm.
“Sorrat do provojnë fatin e tyre, me shqiponjat s’bëhet shaka! Revolucioni antikorrupsion i pandalshëm. Është interes publikim, kombëtar. Kapja e shtetit është e qartë. Institucionet që po bëhen qesharake edhe në gusht, kanë përgjegjësi të madhe që nuk dolën dot nga kontrolli i partisë, pasi janë krijuar me manipulime. Ramovici ishte mësuar që t’i fuste të gjitha në xhep, fushën e kishte bosh. Se nuk kishte skuadër përballë. Tani është i tmerruar.
Tani ai shpik marrëzira që të bëjë ligj që mos të kandidojë Berisha apo Ilir Meta. Ai nuk e di se në fushë do ketë përballë 80-90 % të qytetarëve shqiptarë. Të jeni të sigurt se dhe socialistët e ndershëm kur shohin këto veprime të Ramoviç, në cënim të pronës publike, në interes të përzënies së të rinjve të rejave, apo kundër Kosovës, edhe socialistët e fundit që mund të kenë ngelur, gjatë shtatorit do reflektojnë. Edhe ata që kanë një foto me Ramën, do e flakin atë dhe do e përbuzin”, tha Meta në News24.
Sa i përket zgjedhjeve, Meta tha se as nuk mendohet diçka e tillë.
“Do jeni e sigurti se ka rënë legjitimiteti i kësaj qeverie. Edhe këto përpjekje që po bën për të përdhosur institucionet me falsifikime. Tani është ngritur opozita, aty do i ketë ai 80-90 % të qytetarëve. Ai do të lajmërohet. Për veprimet apo mosveprimet.
Nuk ka më shtyrje zgjedhjesh në Shqipëri, por vetëm afrim. Jemi të gatshëm që tani. Opozita e vërtetë do të jetë e bashkuar në një koalicion triumfues, të vlerave, në interes të popullit të Shqipërisë, dhe jo vetëm të atij opozitar. Kandidatët dhe kandidatet më të mira na duhen, për bashkitë dhe për parlamentin e ardhëm. Ideja e primareve është gjeniale dhe vetëm se mund ta duartrokas. Ideja e referendumit është e jashtëzakonshme, këto janë në interesin e Shqipërisë. S’ka tendera me lekë, por çdo gjë do jetë e hapur”, pohoi ai.
Diskutime rreth kësaj post