Kryeministri Rama përplaset me deputeten e opozitës Elda Hoti, e dalë nga lista e LSI, pasi kjo e fundit tha nga foltorja e Kuvendit se Presidenti Meta s’ka bërë asnjë shkelje dhe këtë sipas saj e konfirmoi dhe Venecia. Sot në Kuvend mbahet seanca për shkarkimin e Metës.
“Ju që dolët këtu për të larë presidentin me ujin e Venecias ju them se ai uji se ka nxjerr të larë Presidenitn, por ka nxjerr një nga një të gjitha shkeljet”, – i tha Rama deputetes duke theksuar se Meta nuk bëri vetëm një shkelje.
“Zonjë mund t’ju informoj mbi raportin që nuk e keni lexuar, se komisioni i venecias ka nënvizuar një sërë shkeljesh të presidentit. Jo nji po një sërë shkeljesh. Sa për dijenin tuaj. Që këndoni po nuk lexoni. E kënduat me pasion fjalimin tuaj, por pa lexuar atë për të cilin kënduat.
Janë të shrkuara e zeza mbi të bardha, një seri shkeljesh të bëra nga Presidenti, të cilat flasin qartë për drejtësinë e vendimit tonë për t’ia nënshtruar këto shkelje një komisioni të posacëm hetimor. Dhe që ka dhënë një ndihmë të madhe me rekomandimet përkatëse”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post