Para vizitës së tij në SHBA, kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një mesazh Kongresit amerikan. Duke u shprehur se në SHBA shkon si lider i trupit parlamentar të një vendi në demokraci të maturuar, Meta thotë se ndihet i nderuar që do takojë anëtarë të kësaj administrate.
Kreu i Kuvendit në mesazhin e tij vlerëson bashkëpunimin me SHBA dhe mbështetjen e dhënë vendit tonë në vite.
“Është nder për mua të vizitoj vendin tuaj. Jam i nderuar që do takoj anëtarë të kësaj administrate. Vij si lider i trupit parlamentar, në demokraci të maturuar. Shqipëria është mike dhe besnike ndaj SHBA. Ne festuam 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Falë mbështetjes së SHBA kemi bërë rrugë të gjatë. Shqipëria është anëtare e NATO-s që prej vitit 2008. Ne jemi përkrah jush në luftën kundër terrorizmit. Duhet të diskutojmë e të përballim sfidat tona të përbashkëta. Vendi ynë dhe rajoni po përballen me një krizë humanitare”, shprehet kreu i Kuvendit.
Meta ndalet ndërkaq edhe tek kriza e refugjatëve me të cilën po përballet aktualisht rajoni. Kreu i Kuvendit thotë se nevojitet bashkëpunim për përballimin e situatës.
“Duhet të diskutojmë e të përballim sfidat tona të përbashkëta. Vendi ynë dhe rajoni po përballen me një krizë humanitare, pasi emigrantët në nevojë janë në horizontin tonë. Nuk synojmë të ndërtojmë mur për emigrantët, pasi muret nuk mund t’i ndalojnë njerëzit. Muret nuk mund të ndajnë të rrezikshmen me të mirën. Thirrja ime është ta përballojmë sfidën së bashku. Vendet tona të bëjnë më të mirën për krizën e refugjatëve”, shprehet Meta.
Diskutime rreth kësaj post