Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, me rastin e 25- vjetorit të Parlametit Pluralist shqiptar, organizoi të hënën ne mbremje një pritje në Pallatin e Brigadave me përfaqësues të lartë të shtetit, politikës dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë
.Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, shprehu mirënjohjen për zonjën Hajdari dhe zonjën Arbnori dhe nderim per Pjeter Arbnori dhe Azem Hajdari, kolege te tij, qe nuk jetojne me.
“Në këto 25 vite të parlamentit pluralist, Shqipëria ka treguar një vokacion të qartë dhe të palëkundur të orientimit të saj Euro-Atlantik. Falë mbështetjes së pakursyer të aleatëve tanë strategjike të SHBA-së dhe BE-së, si dhe refomave të rendësishme me asistencën e tyre të ndërmarra ndër vite, Shqipëria është një antare e respektuar e NATO-s dhe kandidate në Bashkimin Evropian si dhe kontribuese e çmuar e paqës, sigurisë dhe stabilitetit e prosporitetit në rajonin tonë. Shembull i qartë i këtij roli që ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare është edhe organizimi muajt e ardhshëm i Asamblesë së NATO-s për herë të parë në vendin tonë, ashtu siç organizuam sezionin e 10-të të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, dy muaj më parë”, tha Meta.
Ne vijm, kryetari i Kuvendit tha se , pavarësisht arritjeve të shumta, kemi shumë rrugë për të bërë, kemi rrugë për të përmiresuar vetëveten, politikëbërjen si dhe për të shëndoshur ekonominë tonë e për t’u dhënë qyetarëve tanë më shumë mirëqenje dhe siguri. Kemi rrugë për të bërë për konsolidimin e sistemit tonë demokratik për rrirur nivelin e integritetit të Kuvendit si dhe për të ushtruar kontrollin mbi ekzekutivin dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionet e pavarura. Kemi rrugë për të bërë për të evidentuar procesin e trasparencës ndaj qytetarëve dhe llogaridhenien para tyre. Kemi ende rrugë për të konsoliduar një debat konstruktiv dhe cilësor, i cili para së gjithash dhe mbi të gjitha, duhet të udhëheqet nga interesi i gjerë i publikut. Konsensusi për çeshtjet madhore për qytetarët duhet të mbizotrojë mbi çdo interes politik të ditës dhe duhet të na bashkojë për këte përgjegjësi që na kanë besuar qytetarët tanë”.
“Më lejoni të shpreh bindjen time se Kuvendi do të kaloje reformën në drejtësi dhe do mbahemi mend si Kuvendi i reformës në drejtësi”, përfundoi Meta
Diskutime rreth kësaj post