Presidenti i Republikës Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar një fotografi, ku paraqitet realizimi i Korridorit Jugor të Gazit.
Meta shprehet se ky projekt është pjesë thelbësore e TAP, duke shtuar se vendosja operacionale e Korridorit Jugor të Gazit, është me rëndësi të madhe për rajonin, në veçanti për Shqipërinë, jo vetëm për sektorin e energjisë dhe gazifikimin, por edhe për efektet shumë pozitive në ekonominë kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë.
Ilir Meta:
“Përshëndes realizimin me sukses të Korridorit Jugor të Gazit, iniciativë e Komisionit Europian dhe pjesë thelbësore e Projektit TAP.
Vendosja tërësisht operacionale e Korridorit Jugor të Gazit, është me rëndësi të madhe për rajonin, në veçanti për Shqipërinë, jo vetëm për sektorin e energjisë dhe gazifikimin, por edhe për efektet shumë pozitive në ekonominë kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë.”-shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post