Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka komentuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Të Pakespozuarit’, ndryshimet në qeveri si dhe debatin mes tij dhe kryeministrit Rama për mos dekretimin e Cakajt dhe mos shkarkimin e Bushatit.
‘Ministri është një person politik që emërohet dhe zgjidhet nga mazhoranca, por kur ai merr emërimin ai është përfaqësues, dhe garant për Kushtetutën është presidenti. Në këto kushte presidenti ka shpjeguar dhe kam bërë një qëndrim publik. Kushtetuta imponon një frymë bashkëpunimi mes Presidentit, Kryeministrit dhe Kuvendit. Unë kam bërë të gjitha përpjekjet Kushtetuese, ka qenë kryeministri ai që nuk ka bashkëpunuar. Ai duhet të kishte diskutuar me mua pa i bërë akoma emrat publikë. Presidenti pasi është njohur me këto propozime, ka vepruar në mënyrën më të shpejtë. Presidenti në 4 mori propozimet në datën 5 dekretoi të gjithë ata që ishin deputetë, sepse kushtetuta e njeh që deputetët njehson me ato të ministrit. Shqetësimi im kryesor ka qenë kandidatura për ministrin e Jashtëm, jo për personin por për funksionin. Kryeministri e di që ne kemi shumë çështje të nxehta, madje edhe me ministrin që ai donte të shkarkonte ne kemi patur disa vështirësi, dhe në këtë rast kryeministri i ka dhënë të drejtë presidentit dhe jo ministrit. Unë nuk mund ta dekretoja pasi unë duhet të kem besim tek ai që nuk do të marrë veprime që cënojnë integritetin e Shqipërisë, pasi ai nuk e njeh Kushtetutën e Shqipërisë, pasi 11 muaj ka që është shtetas shqiptar. Unë nuk kam dashur të bëj debat. Fakti që thuhet se ka lexuar kaq shumë është mungesa e argumenteve. Sa për mosshkarkimin e Bushatit po jap një shembull, e zëmë se një kryeministër i papërgjegjshmet kërkon shkarkimin e ministrit Ylli Rakipi, dhe ministri vjen tek unë dhe më thotë që unë skam shkelur as sigurinë kombëtare, nuk shkarkohem as për korrupsion por nuk kam zbatuar porosinë e kryeministrit fjala bie për shitje trojesh, ca do bëj unë ta largoj? Në rastin e Bushatit unë nuk e kam shkarkuar sepse ai është Ministër i jashtëm, dhe nuk doja ta lija përgjegjësinë e vendit në dorë të zv.ministrit. edhe pse marrëdhënia jonë mes meje dhe Bushatit nuk ka qenë e mirë, unë nuk mund të shkelja Kushtetutën.’, deklaroi Meta.
Diskutime rreth kësaj post