“Partia e Lirisë do të mbështesë me pagesë direkte fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë.” Ky është premtimi që jep kreu i Partisë së Lirisë.
Ai përmes një video të postuar në rrjetet sociale shkruan se ky është një angazhim për ta shndërruar mundin dhe sakrificën e fermerëve shqiptarë në mirëqenie të sigurt për ta dhe në një rritje e zhvillim për ekonominë shqiptare
Meta: “Partia e Lirisë do të mbështesë me pagesë direkte fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë. Ky nuk është një premtim, por një angazhim, jo vetëm për t’i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë por njëkohësisht për ta shndërruar mundin dhe sakrificën e fermerëve shqiptarë në mirëqenie të sigurt për ta dhe në një rritje e zhvillim për ekonominë shqiptare. Bujqësia është prioriteti ynë kryesor!” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post