Juristi Redi Ramaj ka kapur një detaje në akuzën që bëri dje Presidenti Ilir Meta ndaj Lulzim Bashës. Meta rrëfeu se Basha i kishte kërkuar që ai të shtynte datën e zgjedhjeve, pasi nuk po i kontrollonte më dot demokratët.
Sipas Ramajt, kjo deklaratë e Metës është një provë tjetër që Gjykata Kushtetuese duhet ta marrë parasysh, pasi Presidenti duhet të jetë i pavarur në vendimet që merr.
Deklarata e Ramajs:
“Deklarata e Presidentit se Basha i ka kërkuar dekretimin e një date tjetër zgjedhjesh nga ajo e caktuar më parë është një tjetër argument për Gjykatën Kushtetuese në dëm të Metës! Presidenti i Republikës është mbi palët dhe i pavarur në vendimet që merr, në çdo rast për të mbrojtur Kushtetutën.”, shkruan Redi Ramaj.
Diskutime rreth kësaj post