Kuvendi ka votuar gjatë seancës së sotme plenare dekretet e Presidentit Bujar Nishani për emërimin e katër ministrave të rinj të kabinetit qeveritar, të propozuar nga kryeministri Rama.
Samir Tahiri u shkarkua si ministër i Brendshëm me 75 vota pro, dhe në vend të tij u votua Fatmir Xhafaj me 76 vota.
Ilir Beqaj u shkarkua si ministër i Shëndetësisë me 78 vota pro, dhe në vend të tij u votua Olgerta Manastirliu me 79 vota pro.
Bledi Çuçi u shkarkua si ministër i Pushtetit Vendor me 78 vota pro, dhe në vend të tij u votua Eduard Shalsi me 76 vota pro.
Blendi Klosi u shkarkua si ministër i Mirëqenies Sociale me 70 vota pro, dhe në vend të tij u votua Olta Xhaçka 79 vota pro.
Në seancë u vu re mungesa e Ilir Metës, i cili ndodhej në takim për veterinarinë
Diskutime rreth kësaj post