Ish-presidenti Ilir Meta duket se ka shkelur premtimin që i ka dhënë ish-kryeministrit Sali Berisha sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit 2023. Përpara se të nënshkruanin aleancën mes tyre, por edhe gjatë konferencës për shtyp që u pasua pasi kishin firmosur dokumentin që i strehonte bashkë nën një çati, Ilir Meta premtoi se ambicia e partisë së tij nuk janë Bashkitë, por Këshillit Bashkiakë. Por me kalimin e kohës, duket se gjërat kanë ndryshuar, ndërkohë që dhe vetë Meta ka ndryshuar kurs 180 gradë, për shkak se ka shtuar oreksin dhe ka nisur t’i marrë një nga një kandidatët për kryetar Bashkie, duke poshtëruar kështu kreun e “Foltores”, pasi ky i fundit dhe fraksioni i Partisë Demokratike i drejtuar nga ai do hyjë në zgjedhje nën logon e Partisë së Lirisë. Mesa duket Ilir Meta i joshur nga ambicia dhe benefitet që kanë kryetar e Bashkive, ka nisur të fusë në garën e Primareve besnikë të tij. Deri më tani ka qenë vetëm Lefter Maliqi që njoftoi se do përfaqësojë PL-në në Primaret e “Rithemelimit”, pasi do të jetë kandidat për kryetar Bashkie në Kuçovë, teksa dy ditë më parë është zbuluar edhe kandidati i dytë i partisë së Metës. Bëhet fjalë për Denis Hidri, i cili vjen nga radhët e Partisë së Lirisë dhe ndërkohë ka marrë “bekimin” e Kryesisë së “Foltores”, duke hyrë në listë për garën e Primareve për bashkinë e Krujës. Pra,ndryshe nga sa premtoi, Meta po aplikon planin B, duke i marrë bashki Berishës, kjo edhe për shkak se ky i fundit është i kushtëzuar, pasi do të hyjë nën logon e Partisë së Lirisë në zgjedhjet vendore të vitit që vjen, sepse atë dhe “Foltoren” e tij nuk e njohin institucionet vendase dhe ndërkombëtare. Nga ana tjetër, të njëjtë burime i thanë gazetës se Ilir Meta i ka thirrur një nga një të gjithë kandidatët që kanë hyrë në garë deri më tani për Primaret në lidhje me zgjedhjet e 14 majit të ardhshëm, duke ua bërë të qartë se suksesi i tyre varet vetëm nga partia e Lirisë dhe si do të luaj ajo në betejën zgjedhore. Pra, thënë troç, Meta deri në momentin e final, ka për të hedhur në lojë edhe kandidatët të tjerë, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale nga Partia e Lirisë që ai drejton.
Meta “harron” Berishën
Ndërkohë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duket se ka ‘harruar’ aleancën me Berishën edhe në rrafshin e bashkëpunimit opozitar. Në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Korçë, dje Meta la në heshtje protestën e 6 dhjetorit të njoftuar nga aleati i tij Berisha, ndërsa lëshoi lum akuzash ndaj qeverisë për shpopullimin e borxhin. Teksa apelon për një ndryshim rrënjësor të politikës shqiptare, Meta nuk e sheh këtë ndryshim përmes një rotacioni të thjeshtë.“Zgjidhja vjen nga populli i Shqipërisë. Nuk është vetëm rotacioni zgjidhje. Rotacioni duhet të kishte ndodhur, por u kap lideri opozitës. Duhet ta rivendosim në themele sistemet që doli nga shinat. Këtë e garanton referendum”, deklaroi ai. Teksa shpalosi akuza për shpopullimin, korrupsionin dhe borxhin e lartë publik në kurriz të shqiptarëve, Meta theksoi se qeveria ka në fokus PPP-të (koncesionet). Buxheti që votohet sot, është buxheti kundër arsimit, pro oligarkëve. Nuk është një buxhet pro mësuesit, pedagogut, nxënësit apo studentit. Kjo qeveri e ka bërë të qartë që arsimi nuk është prioritet i saj. Çfarë kërkojnë pedagogët tanë? Që paga e tyre të jetë sa paga e pedagogëve në Kosovë? Këtu e gjithë vëmendja nuk është për të mbështetur arsimin, shëndetësinë, as për të mbështetur familjet e reja. Këtu për fa të keq e gjithë vëmendja është tek PPP për të vjedhur. Mësuesit janë ata që kanë shpëtuar kombin, janë më të dashurit për çdo familje pasi mëson fëmijët tanë. 4 200 euro është paga mesatare në republikën e Shqipërisë në BE. 9 900 euro në Mal të zi. Në dhjetë vite prioriteti nuk ishte mbështetja e arsimit, siç u premtua, por përkundrazi as për të rinjtë dhe të rejat, por ishte për PPP”, nënvizoi Meta.
Diskutime rreth kësaj post