Presidenti Ilir Meta, ashtu sikur pritej dhe kishte paralajmëruar ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje”. Kreu i shtetit thotë se ligji i miratuar shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik.
“Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit”. Sipas Ilir Metës, paketa e miratuar është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu ai thekson se “shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe Organizata e njohur për mbrojtjen e lirisë së mediave “Reporterët pa Kufij”.
Duke përshëndetur vendimin e presidentit Meta, ata shprehen se kjo paketë ishte kundër Kushtetutës së Shqipërisë.
“Reporterët pa Kufinj mirëpret vendimin e presidentit shqiptar, Ilir Meta për të rikthyer në Kuvend dy ligjet e të ashtuquajturës ‘paketa antishpifje’, e cila shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median, në dhunim të Kushtetutës Shqiptare dhe Konventave të të Drejtave të Njeriut”, – thuhet në deklaratë.
Diskutime rreth kësaj post