Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Në studion e emisionit Log në ABC, Meta foli për një mafia ndërkombëtare dhe diplomatë të korruptuar.
Reagimi i Metës:
“Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangësterët, nuk pyet per mafien ndërkombëtare dhe as për diplomate te korruptuar. Ilir Meta mendon vetem per Shqiperine dhe per respektimin e Kushtetutës. Madje edhe sot kam një paralajmërim të prere per ta, ne veçanti per mafien ndërkombëtare, të bëjne kujdes sepse Shqiperia nuk eshte nje vend eksperimental.
Ilir Meta nuk e llogarit fare mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare i ka të regjistruara ne telefonat e saj mesazhet e Presidentit , por dhe ballë për ballë i kam paralajmëruar: Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Shqiptarët janë zot në vendin e tyre dhe Ne, zgjidhjen do e japim vetë” – tha Meta.
“Me i rendesishem eshte procesi zgjedhor dhe jo rezultati i zgjedhjeve. Qendrimet e mia kane interes vetem vendosjen e legjitimitetit te plote te te gjitha institucioneve
Për mua nuk është e rëndësishme se kush fiton zgjedhjet, por që zgjedhjet të jenë një mundësi historike për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje, nën shembullin e dosjeve të Shijakut dhe Dibrës. Procesi është shumë i rëndësishëm.” – tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post