Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke iu referuar raportit të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, thotë se 1.2 miliard euro janë pastruara në sektorin e ndërtimit gjatë këtyre tre viteve në Tiranë.
Meta në një postim në Facebook, thotë se tashmë është e qartë pse çmimet e apartamenteve janë rritur, ndërsa po ashtu shton se kjo ka ndikuar edhe në largimin e shqiptarëve nga vendi.
“Është e qartë tashmë pse çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë arritur shifrat stratosferike 2000, 3000 madje dhe 5000 euro për metër katror.
Është po aq e qarte arsyeja përse shumë prej familjeve të reja zgjedhin emigrimin, pasi të pasurit një apartament të tyre në Tiranë është një mision i pamundur. 1.2 miliard eurot e pastruara në sektorin e ndërtimit gjatë këtyre tre viteve në Tiranë, siç bëhet e ditur nga raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar mbi të gjjtha qartëson lidhjen e betonizuar midis krimit të organizuar dhe kësaj Qeverie”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post