Ish-deputeti Myslim Murrizi komentoi thirrjen e kreut të PL Ilir Meta në SPAK. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Meta ka qenë skeptik ndaj SPAK dhe kjo linjë e tij sipas ish-deputetit nuk ka ndryshuar.
Më tej ai nënvizoi se nëse SPAK vijon punën në këtë mënyrë, deklaratat e Metës do të provohen.
Kraja ka fshehur vjedhjen e vilës së tij në Lalz, nuk tregon se nga e ka gjetur vilën në Lalz.
“Meta ka qenë skeptik ndaj SPKA dhe nuk pashë se ka ndryshua ndonjë gjë nga linja e tij, Nëse do të vazhdohet kështu, do të kenë të drejtë deklaratat politike të Metës. Pas pasur parasysh historinë e SPAK, ku baxhanakët e deputetëve të PS kanë zgjedhur se kush do e kalojë vettingun dhe kush do të ngelet në klasë. Ky prokurori që u investua qeveria fortë ka dy ish-ministra në dorë, dhe nja dy ministra në dorë ku I thotë ç’ke se do ta mbyllë unë.” – ka thene Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post