Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Kuçovës, së bashku me kandidatin e opozitës Lefter Maliqi, Meta tha se kandidati i Kuçovës është një nga më të mirët, duke shprehur mbështetje për të dhe ambiciet e tij për këtë qytet.
Meta theksoi edhe një herë se në zgjedhjet e 14 majit, do të dalin fitues.
“Një shi shumë i fortë dhe një bereqet shumë i madh do të jetë në 14 maj në kutitë e votimit. Le të ecim të sigurt drejt fitores së këtyre zgjedhjeve. Ftoj kandidatin apo kandidaten që do jetë i rilindjes, të përballet me Lefter Maliqin.
Komunizmi pavarësisht nga krimet e sistemit, të paktën hapi shkolla në të gjithë Shqipërinë, ndërsa Rilindja ka bërë që çdo vit të mbyllen shkolla në gjithë vendin. Të mbyllen degët e universiteteve. Të ngelen mësues pa punë se nuk ka më nxënës. Interesi i vetëm është investimi nëpër kulla për të pastruar para.
Janë këto arsyet pse nuk ka transparencë nga pushteti vendor dhe qendror. 10 milionë euro në vit shkon për inceneratorët në Tiranë. 430 mln euro vidhen dhe shpërdorohen në vend që të ktheheshin në kopshte e çerdhe.
Kur ky model i vjedhjes ndodh në Tiranë e në Durrës, po këtu çfarë ndodh? Keni një kandidat të jashtëzakonshëm, me energji nukleare, i cili e ka të qartë sloganin e tij. Ai është shumë ambicioz dhe ne do t’i mbështesim ato.
Rilindja duhet të ndëshkohet një orë e më parë, para se të përzërë të gjithë të rinjtë e Shqipërisë”, tha Meta.
Më tej në fjalën e tij, Meta tha se kryeministri Edi Rama i ka vendosur Shqipërisë një damkë të madhe para botës.
“Çmimet janë më të shtrenjta se në Kosovë dhe në Ukrainë që është në luftë. “Rama ik”, buçet në zemrën e çdo shqiptari të ndershëm dhe patriot. prdhosi Kushtetutën. Përzuri socialistët e ndershëm nga forumet e dhe ka marrë të tjerë. Tani nuk do të dëgjojë asgjë në Parlament se e mësoi keq Lulushi. Zero këshilltarë do marrë. Të gjitha votat për Lefter Maliqin, Igli Carën në Durrës, Këllëçin në Tiranë. Ky regjimi ka bërë gjithë ato dëme vendit që as pushtuesit e huaj nuk e kanë bërë. Në këshillat vendore do të flasin vetën qytetarët. Do të jetë një derë e hapur për çdo qytetar që mund të hasë nesër një padrejtësi. Për Maliqin, Ismailin, për kandidatët tanë të mrekullueshëm. Të gjithë votat për opozitën e bashkuar. Me referendumi për ti thënë jo monizmit dhe për ti thonë botës se Rama është një kryeministër jo legjitim dhe bën mirë të ikë sepse i vuri Shqipërisë damkën e zezë para botës. Këtë e ndonjë pensionistët që e kanë pensionin 100 euro dhe ata që kanë rrogat 300 euro. Marrëveshja jonë me PD është në interes për të gjithë shqiptarët. Instalojmë referendumin për ti dhënë fuqinë popullit shqiptar siç e ka Kushtetuta e Republikë. Ndaj të nisemi dhe të mos bëjmë gjumë deri më 14 maj”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post