Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 700 lejeve të legalizimit në Ishëm të Durrësit.
Në fjalën e tij para banorëve të Ishmit, Meta falënderoi drejtuesit e ALUIZNI-t për punën e madhe që kanë bërë brenda një kohe shumë të shkurtër.
“Dua të përshëndes z. Lame, Drejtorin e Përgjithshëm të ALUIZNI-t dhe z. Gjuzi, Drejtorin e ALUIZNI-t Durrës për punën e madhe që është bërë, sepse vërtetë në pak kohë është bërë ajo që nuk është bërë në 8 vite.
Aq më tepër që kemi të bëjmë me legalizimin e pronave tuaja në një vend që ka shumë vlerë dhe që do të ketë akoma më shumë vlerë pas një procesi të suksesshëm të urbanizmin për të cilin edhe vetë komuniteti duhet të ndërgjegjësohet edhe më shumë.
Është shumë e rëndësishme për të ardhmen të mos dëmtojmë vlerat dhe potencialet turistike dhe mjedisore të Ishmit. Sepse vërtetë është një bukuri përrallore për të përjetuar atë bukuri të jashtëzakonshme që ka riviera jonë në Jug duhet të shkosh 3-4 orë nga Tirana.
Të njëjtën gjë mund ta përjetosh vetëm për 20 minuta nga Tirana po të vish në Ishëm” tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post