Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Tempora”, në OraNews ka folur edhe rreth zhvillimeve të fundit në Serbi, nismën për Minishengenin Ballkanik dhe qasjen e Shqipërisë ndaj Serbisë.
Meta tha se nuk duhet të presim që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të dënojë gjenocidin në Reçak. Por kreu i shtetit shqiptar i ka kërkuar atij që të mos provokojë, duke thënë se kjo është një trillim i William Walker. “Më shqetëson se shoh mijëra qytetarë serb që dalin para Ambasadës së Malit të Zi në Beograd duke kërcyer thonë është i sharë, kush nuk kërcen është shqiptar. Pas ca ditësh dëgjojmë se ajo që ndodhi me ligjin me fetë në Mal të Zi mund të ndodhë dhe në Kosovë”, – ka thënë ai. “Jam për marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet, përfshirë Serbinë mbi bazën e partneritetit dhe respektit. Nuk kemi pse ta vëmë në pozitë të vështirë Vuçiç që t’i kërkojmë të dënojë masakrat dhe gjenocidin e Reçakut por të mos provojë dhe të thotë Reçaku ishte shpikje e Ambasadorit amerikan. Vjet në kohën që flitej për zgjidhje përfundimtare qoftë edhe me korrigjim të kufirit, presidenti i Serbisë deklaroi në Mitrovicë se Millosheviçi ishte udhëheqës i madh, kishte qëllime të mira pavarësisht se nuk i realizoi dot”, – ka shtuar Meta në Tempora.
Diskutime rreth kësaj post