Në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni i Medias ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e paketës “Anti-shpifje” që është miratuar pak javë më parë në Kuvend.
Pasi Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese rrëzoi ligjin e parë të kthyer nga Meta për këtë Paketë, atë që e përcaktonte AKEP-in si një nga strukturat e Anti- Shpifjes, Komisioni për Median rrëzon edhe të dytin. I pranishëm gjatë diskutimeve ka qenë edhe këshilltari i Presidentit Bledar Dervishi i cili ka shpalosur argumentat se pse Meta e ktheu këtë Paketë. Po ashtu kundër ishte edhe Fatjona Dhimitri.
Por në fund me shumicë votash ka qenë mazhoranca e cila ka rrëzuar dekretin e Metës për kthimin në Kuvend të ‘Anti- Shpifjes’. Kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë ndryshim kurse pritet vetëm që në seancën e radhës formalisht të rrëzohet dhe dekreti nga Kuvendi ashtu siç e ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.
Diskutime rreth kësaj post