Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat, ka folur dhe për “Ballkanin e Hapur” duke thënë se është një inicinativë që minon perspektivën europiane. Ai tha se ne duhet të përkushtohemi te “Procesi i Berlinit” ndërsa përsa i përket Serbisë tha se duhet të kemi marrëdhënie partneriteti e jo vasaliteti.
“Nuk më duket etike të komentoj qëndrimet dhe vlerësimet e presidentit ttë ri. Ai ëhstë i pavarur. Lidhur me inciativën e Vuçiç dhe ggiçit të tij, në këtë çështje Edi Rama, të “Ballkanit të Hapur” që ka ndërruar tre emra deri tani, ju e dini qëndrimin tim. Të gjithë e dimë që kjo është një iniciativë që synon minojë perspektivën e qartë europiane. Ne duhet të përkushtohemi drejt procesit të Berlinit. Pa dyshim që duhet të forcojmë marrëdhëniet me Serbinë, gjithmonë në baza partneriteti dhe jo vasaliteti.”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post