Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kujtoi dorëheqjen e tij si kryeministër në vitin 2001, për t’i hapur rrugë Fatos Nanos që të merrte këtë post, duke sqaruar se gjithçka bëhej për shkak se e majta nuk mund të merrte Presidentin pavarësisht se kishte votat.
“Më vjen keq të kujtoj se më tha dikush ti thuaj se unë jap mandatin e Parlamentit se ti nuk je kryeministër. Është një analistë shumë i njohur dhe kritik edhe ndaj meje, edhe realisht dhe shpërthyes.
I thashë: E mban mend pse kam dhënë dorëheqjen nga kryeministër pas zgjedhjeve të 2011? Ja tha kishe ato sherret me Nanon. Po, për çfarë e kishim sherrin? Sherri ishte ky; në ato zgjedhje mazhoranca mori 3-4 mandate më shumë se ç’duhej për zgjedhjen e Presidentit.
Nano në të drejtën e tij donte që të bëhej President. Ne kishim një rezolutë të Parlamentit Evropian që njohu legjitimitetin e mazhorancës qeverisëse, por nuk e njohu legjitimitetin për të zgjedhur Presidentin. Nuk u shkel as ligji dhe as Kodi Zgjedhor, thjesht u bë një manovër në raundin e dytë në Dushk, prandaj ngeli Dushku edhe sot e kësaj dite. Të na falin qytetarët e Dushkit.
Ky ishte gjithë problemi i krizës. Në fund fare ishte që nuk mund të bëjmë një gjë që nuk i shërben vendit, pavarësisht se i shërben akomodimit të dy personave, njërit President e tjetrit kryeministër, edhe kryetari i PS-së edhe me letra edhe me garanci. I thashë Nanos se do ta zgjidhim siç kërkon BE. Kështu që i thashë bëhu kryeministër. President nuk bëhesh dot. Kemi bërë një faull dhe për këtë duhet të paguajmë gjobën”tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post